Top News/ 1 mln euro për kokën e Laert Haxhiut/ Media greke: Aldo Bare e kërkon të eliminuar
09/12/2023 16:45

1 milionë euro janë vënë në dispozicion si shpërblim për atë që do të vrasë Laert Haxhiun. Ky është lajmi kryesor në medien greke “Esspresonews”, teksa thuhet se ai që ka kërkuar një gjë të tillë është Aldo Bare. Me këtë pretndim Laert Haxhiu ka arritur të marrë transferimin nga burgu I Janinës. Lajmi në medien në fjalë është publikuar nga gazetari grek Vasilis Xito, I cili I ka kushtuar një hapësirë të veçantë rastit. Krahas shpërblimit për ‘kokën’ e Laert Haxhiut nga Aldo Bare, gjithashtu përmendet edhe rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili dëshmoi se i burgosuri i burgut të Korydallos ka organizuar katër vrasje në vendin e tij gjatë viteve 2021-2023. “Në Burgjet e Janinës ra kambana për 32-vjeçarin Laert, dhe më pas është transferuar në Koridhalos. Ai ka njoftuar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan gjithçka për ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar. Shqiptari ndodhet nën statusin e mbrojtjes, ndërsa ka fatura të hapura me organet greke, pasi emri i tij është i përfshirë në dy vrasje të bashkatdhetarëve të tij, të kryera në afërsi të sheshit Karaiskaki. Hetimi për këto “kontrata” është edhe arsyeja pse ai nuk është ekstraduar në Shqipëri, ndonëse është arrestuar që në majin e kaluar, duke u ndjekur me “identitet grek” në Janinë. Mafiozi Aldo Bare ofron shumën e tepruar prej 1.000.000 eurosh për “kokën” e shqiptarit, pasi Laert Haxhiu në qytetin e tyre, Lushnje, në Shqipërinë qendrore, në vitin 2017 vrau dy nipat e tij në një kafene”, thuhet në artikull. Kujtojmë se Laert Haxhiu u arrestua në 22 maj të këtij viti në zonën e Eleuzës së Janinës, për të cilin ishte dhënë alarmi i kuq nga Interpoli.

Top Channel/ Riparohet ura e Mërturit në Tropojë, u dëmtua nga reshjet e dendura të shiut
25/11 18:10
Top News-‘I kemi ne provat e të korruptuarve’/SHBA i tregon SPAK gjurmët digjitale, ‘si t’i kërkoni’
25/11 16:30
Top Channel/ HIV/AIDS, 113 raste të reja në vend. Në 10 muaj, 47 raste të reja, 13 kanë humbur jetën
25/11 15:46
Top News – ‘I kthejmë buxhetin qytetarit’/ PD prezanton 28 amendime për projektligjin
25/11 15:37
Top Channel/ “Kërkoj drejtësi” Erion Vishkulli del nga Prokuroria: Nuk isha në gjendje…
25/11 15:36
Top Channel/ Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre një i mitur
25/11 15:23
Top Channel/ Abuzimet seksuale me të mitur. Policia evidenton 19 raste në 11 muaj, 20 të dyshuar
25/11 15:20
Top News- ‘Kopshte e çerdhe falas nga 2027’ / Veliaj prezanton drejtoren e re të kopshteve në Tiranë
25/11 15:19
Top Channel/ Kryeinspektori denoncon shkeljet me misrin me aflatoksinë, kamera trupi për inspektorët
25/11 15:18
Top News- ‘Kur u lëshua fatva e përjashtimit’/Spiropali: Pushteti absolut ka kontaminuar bahçen tonë
25/11 15:18
Top Channel/ Nga viti 2027, familjet në Tiranë nuk do të paguajnë për çerdhet dhe kopshtet publike
25/11 15:15
Top Channel/ Konferenca BE-Ballkani Perëndimor mbledh 600 investitorë dhe vendimmarrës në Tiranë
25/11 15:10
Top Channel/ Ambasada amerikane njofton trajnime për përdorimin e provave digjitale në hetime
25/11 15:08
Top Channel/ Buxheti, PD kërkon ndryshime. Do paraqesë 19 amendime, për taksat dhe koncesionet
25/11 15:06
Top Channel/ Spiropali sfidë Ramës për kreun e PS: Nuk ka kryetar të përjetshëm
25/11 15:03
Top News – ‘Më dekoruan me përjashtimin’. Spiropali: Betejën e bëj në PS, zgjedhje për kryetarin
25/11 15:02
Top News-Ekzekutimi i Santiago Malkos/Apeli i GJKKO rikthen në burg Erlis Dukën, 28 vite heqje lirie
25/11 14:24
Top Channel/ “Politekniku” proteston ndryshe, mbushin muret me premtimet e parealizuara të qeverisë
25/11 14:19
Top News- Gjyqi për dosjen ‘Partizani’ / Mbrojtja kundërshton ekspertin që dëshmoi në vitin 2022
25/11 13:41
Top News- BE thirrje për të investuar në Shqipëri. ‘Ky vend ka potencial në data center dhe turizëm’
25/11 13:41