SPAK ka goditur një grup kriminal të cilët merreshin me trafik droge në bashkëpunim me autoritetet e Francës. Në total janë arrestuar 19 persona, mes tyre edhe tre shqiptarët Redian Doda, Zabit Fisniku dhe Fabi Isaku. Të tre këto persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa është sekuestruar edhe lënda narkotike që kap vlerën e 1 milionë eurove.