Top News – 1 milion USD për çdo greenlandez / Oferta përfundimtare e Trump për banorët e ‘Islandës’
22/01/2026 11:29

Presidenti amerikan Donald Trump hoqi dorë nga kërcënimi i tij për të pushtuar Grenlandën pas një përplasjeje të furishme me aleatët e NATO-s. Duke folur pas bisedimeve me shefin e NATO-s Mark Rutte, Trump tha se kishte rënë dakord për "kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme" në lidhje me kontrollin e ishullit në Arktik, të cilin ai pretendon se është jetik për sigurinë amerikane. Trump po ashtu shtoi se po pezullonte planet për të vendosur tarifa për Britaninë dhe vendet e tjera që i rezistuan marrjes së Grenlandës nga ana e tij. Tregjet në SHBA shënuan rritje pas njoftimit të tij, pasi u mbështetën në deklaratën e tij të mëparshme se nuk do të përdorte forcë për të marrë "copën e madhe dhe të bukur të akullit". Ndërkohë, disa media shkruajnë se Trump po mendon t'u bëjë banorëve të Grenlandës një ofertë prej 1 milion dollarësh secili nëse votojnë për t'u bashkuar me SHBA-në. Nëse ai do të bënte pagesën e madhe për të gjithë 57,000 banorët e territorit strategjikisht të rëndësishëm, kostoja mund të arrinte në 57 miliardë dollarë. Ndërsa plani duket i cuditshëm, cmimi është vetëm një pjesë e vogël e rreth 800 miliardë dollarëve që SHBA shpenzon për mbrojtjen cdo vit. Kjo gjithashtu do të hiqte varësinë e Grenlandës nga Danimarka për grante dhe do të riformësonte ekonominë e ishullit. Ishulli do të duhej të binte dakord të mbante një referendum dhe ka të ngjarë të ketë nevojë për 60 përqind të votave në favor të bashkimit me Amerikën për të marrë paratë. Sidoqoftë, danimarka por edhe vetë greenlanda kanë përsëritur deri më tani se ishulli i pasur me minerale, të cilit gabimisht trump iu referua të paktën katër herë si Islandë në fjalimin e tij në davos, nuk është në shitje.

Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59