Situata me Covid-19 në Shqipëri vazhdon të jetë e stabilizuar, ku prej ditësh numri i infektimeve dhe i viktimave ka pësuar rënie. Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3862 testime, nga të cilat 23 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.