Më shumë se një milion njerëz u mblodhën në plazhin Copacabana të Brazilit për koncertin falas të Madonnës, duke u përballur me të nxehtin, vetëm e vetëm për të parë fundin e turneut të saj botëror Celebration. Rëra dhe bulevardi buzë oqeanit rreth plazhit të famshëm të Rio de Zhaneiros u mbushën plot natën e së shtunës edhe autoritetet lokale vlerësojnë se turma shkonte deri në 1.6 milionë njerëz.