Kryedemokrati Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e kësaj të enjteje para parlamentit kundër reformës territorial , ndërsa akuzoi qeverinë se po redukton numrin e bashkive për interesa politike dhe elektorale. ‘Qytetarët nga mbarë Shqipëria, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, do bashkohen në një protestë për të mbrojtur interesat qytetare, sepse kundërshtimin për asgjësimin e bashkive e kanë dëshmuar në shumicën e rasteve qytetarët e të gjitha bindjeve politike.Ky person i shndërruar në padrinon e vendit nuk ka asnjë interes tjetër për ta përveçse interesave të pushtetit të tij. Ndaj dhe të bëjmë gjithçka për të mobilizuar në shkallë maksimale qytetarët, me takime intensive me ta, me bindjen e plotë se revolta popullore është zgjidhja e vetme për të përmbysur këtë narkoshtet.’