Qeveria po përgatit një skemë të re për taksën e pronës, e cila pritet të sjellë rritje të pagesave për shumë prona. Sot nga taksa e pasurive të paluajtshme mblidhen rreth 8.1 miliardë lekë në vit. Me reformën e re, qeveria synon që kjo shumë të rritet deri në rreth 25 miliardë lekë. Ndryshimi kryesor është se taksa nuk do të llogaritet më vetëm sipas kritereve aktuale, por sipas vlerës së tregut të pronës. Përveç shtëpive, do të përfshihen edhe trualli dhe toka bujqësore.