Një ndërtim pa leje në zonën e Shën Janit, në Karaburun, është shembur gjatë një operacioni të përbashkët të Policisë së Shtetit dhe IKMT-së. Bëhet fjalë për një objekt prej druri, i cili po ndërtohej për t’u përdorur si “beach bar”. Në kuadër të operacionit, u arrestua njëri prej ndërtuesve, ndërsa ortaku i tij është shpallur në kërkim dhe policia vijon punën për kapjen e tij. Sipas policisë, të dy personat ishin proceduar edhe më herët për ndërtim pa leje dhe kishin tejkaluar afatin e caktuar për prishjen vullnetare të objektit.