Top Nes – Vjen konfirmimi i Navalnit/ ’Po qëndroj në një kamp përqendrimi’
15/03/2021 21:52

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, konfirmoi zhvendosjen e tij në një burg në qytetin Pokrov. Në një postim në Instagram, Navalny e cilësoi institucionin si “një kamp përqendrimi”. Ai tha se është zhvendosur në burgun IK-2 para tre ditësh dhe se është mirë. “Më duhet të pranoj se sistemi rus i burgjeve më befasoi. Nuk kisha ide se mund të bëhej një kamp i vërtetë përqendrimi, 100 kilometra nga Moska”, shkroi Navalny në Instagram. “Kjo është ajo që unë e quaj shtëpia ime e re: kampi ynë miqësor i përqendrimit”, tha ai. Më 3 mars, Navalny është zhvendosur në Qendrën e Paraburgimit Nr. 3, në qytetin Kolçugino. Navalny është arrestuar në Moskë në janar, menjëherë pasi është kthyer nga Gjermania, ku është shëruar nga helmimi me agjent nervor. Ai është helmuar në muajin gusht, në një fluturim drejt Siberisë, ndërsa laboratorët perëndimorë kanë treguar se agjenti i përdorur në sulm ka qenë Noviçok. Navalny ka fajësuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për urdhërimin e sulmit ndaj tij, por Kremlini e ka mohuar përfshirjen. Në fillim të shkurtit, një gjykatë në Moskë ka konstatuar se Navlny, gjatë kohës sa ka qenë në Gjermani, ka shkelur dënimin me kusht, të shqiptuar më herët për një rast të përvetësimit të fondeve. Gjykata ka urdhëruar Navalnyn që të shërbejë dy vjet e gjysmë në burg. Në fillim të këtij muaji, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar disa zyrtarë rusë për, siç është thënë, përfshirje në helmimin e Navalnyt. Duke reaguar pas sanksioneve, Moska e ka porositur Perëndimin që “të mos luajë me zjarr”.

Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
DIGITALB DIGITALB