Departamenti Amerikan i Shtetit i ka quajtur të pavërteta raportimet se Uashingtoni dëshiron që Ukraina të ndryshojë strategjinë e saj në luftën kundër Rusisë. "Jo. Kjo nuk është e vërtetë," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Uashingtoni dëshiron që Ukraina të ndryshojë strategjinë e saj. Politico muajin e kaluar citoi një zyrtar të paidentifikuar të administratës Biden dhe një diplomat evropian që thonin se zyrtarët amerikanë dhe evropianë po e zhvendosnin fokusin e tyre nga mbështetja, me qëllim fitoren totale të Ukrainës, në përmirësimin e pozicionit të saj në negociatat e mundshme për t'i dhënë fund luftës