Protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, solli debate në Kuvend, ku palët akuzuan njëra-tjetrën, si nga radhët e shumicës ashtu dhe pakicës parlamentare. Prej disa ditësh, qytetarët po vijojnë protestat para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e të gjithë kastës politike, si të kryeministrit Rama ashtu dhe Sali Berishës.