Top Channel/ “Investim i rrethuar nga dezinformimi dhe gjembat”, Balla-Zhupws: Gwnjeshtare, as…
04/06/2026 21:32

Deputetja demokrate, Ina Zhupa debatoi në seancën e sotme me kryetarin e grupit parlamentar, Taulant Balla për për protestat që po zhvillohen kundër projektit të Zvërnecit. Sipas Zhupës kreu i grupit të PS ka bërë një poster në greqisht në llogarinë e tij në Facebook duke krijuar dezinformim dhe duke i vendosur sipas saj ngjyra nacionaliste një beteje që është vetëm e shqiptarëve. “Shikoj një postim në Facebook të Taulant Ballës, i cili ka bërë vetë një poster në greqisht dhe e ka nxjerrë aty sikur është posteri i protestës. Keni prodhuar vetë që në fillim gjëra fake, duke bërë deziformim, për të ngjyrosur me ngjyra nacionaliste një betejë që është vetëm shqiptare dhe e drejtë. Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve. Por në këtë rast ju jeni duke bërë dezinformim. Nxorët 2 deputetë nëpër studio që shpikën autobusa grekë me targa…. Shqiptarët e ngritur për dinjitet, duhet të kuptoni se Shqipëria u takon atyre. Ju takon atyre protestuesve që e duan zhvillimin shumë më shumë se një qeveri hajdute. Duhet të kuptoni se Shqipëria u takon atyre protestuesve që e duan zhvillimin shumë më shumë sesa një qeveri hajdute, që 4 miliardë euro i ka vetëm abuzime te AKSHI. Investimet e huaja janë shumë të rëndësishme, por kur janë në harmoni me standardet e BE-së. Sot nuk do protestohet vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Pse nuk nxirrni edhe mediat italiane, amerikane e gjermane që i kanë bërë jehonë protestës. Ajo që na paraqiti sot kryeministri, ishte një Zvërnec i ndotur. Një qeveri që e qeveris Vlorën 20 vite në pushtet lokal dhe 14 vite pushtet qëndror, thoshte ‘shiko sa të ndotura i kemi ne zonat e mbrojtura’. Por ky është turpi juaj, nuk është arsye që ta betonizosh pse është e pisët. S’kam dëgjuar që meqë nuk kanë bërë mirë punët e tyre kryetarët e bashkive dhe i kanë lënë zonat e mbrojtura si një thes i madh plehrash, hajde t’i ndërtojmë. Nuk ka investimi serioz tela me gjemba, banditë me uniformë dhe tërheqje zvarrë”, tha Ina Zhupa. Pas deklaratës së Zhupës, Balla e quajti atë gënjeshtare dhe i tha se postimi që ai kishte publikuar në llogarinë e tij ishte e marrë nga një faqe greke. Më tej ai tha se PD nuk duhet të ndërhyjë në protestën qytetare sepse sipas tij protestuesit thonë ‘Saliu është hajdut’ dhe se kur ata organizojnë protestë, mbledhin vetëm 40 vetë. “Ti je një gënjeshtare, sepse the që këtë foto e kam publikuar unë. Sepse duhet të kërkosh falje që the e kam bërë unë këtë, ndërkohë unë ta publikova që është publikuar dje nga një faqe greqisht. Dole këtu dhe the që e kam prodhuar unë me IA dhe unë të them e kam marrë në këtë faqe dhe jam i gatshëm të përballet me ty edhe në Gjykatë. Ti je një gënjeshtare që s’të skuqet fytyra kur gënjen. Dëgjo këtu tani. Që ju e bëni piruetën në kuptimin e ndryshimit të qëndrimit, padyshim. Tani kam një pyetje, protestuesit thonë që ‘Sali Berisha është hajdut’, çfarë mendimi keni ju për të? Aaa këtu e paskan gabim. Që Sali Berisha është hajdut, kjo s’ka dyshim se ka edhe çështje penale për këtë punë. Lërini të protestojnë çunat e gocat, s’kanë nevojë për ju ata. Kur dilni ju në protestë, 40 vetë bashkë me rojet jeni”, tha kryetari i grupit parlamentar të PS.

Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36
Top Channel/ Pas thirrjeve për bojkot në disa universitete, studentët drejtohen pranë Kryeministrisë
02/11 15:36
Top News – Grabitet banka në Tiranë. Me maskë dhe armë, autori largohet me monopatinë
02/11 15:34
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë. Kërcënon rojën e bankës, merr paratë. Arratiset me skuter
02/11 15:31
Top Channel/ Partitë, miliona lekë gjoba. KAS ndëshkon 13 parti për financat e zgjedhjeve
02/11 15:26