Top Channel/ “O Klodi ku je këtu ti mo?”, Balliu zv.kryetares Spahiu: Me ç’të drejtë më ndërpret?
04/06/2026 21:31

Deputeti demokrat, Klevis Balliu u përplas gjatë seancës së sotme plenare me zv.kryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu. Teksa Balliu mbante fjalimin e tij zv.kryetarja Spahiu, e cila po drejtonte Spahiu i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se duhet të flasë për çështjen për të cilën po diskutohet. Në atë moment demokrati ‘shpërtheu’ duke i thënë: “O Klodi ku je ti ktu mo, kush je ti që ndërpret fjalën e deputetit mo, rri mo aty, pusho!” Pjesë nga debati: Spahiu: Zoti Balliu më fal që iu ndërpres, por po flasim për nënproduktet me origjinë shtazore, ke 5 minutshin, mund të flasësh në 5 minutsh Balliu: Zonjë mos më ndërprit fjalën, të lutem. Prandaj i’ua kërkova në fillim, ju nuk ma dhatë, tani më lejoni ta mbaroj se aty te shtazoret do dal. Mos ma ndërprit fjalën të lutem, nuk i ndërpritet fjala deputetit Spahiu: Jo, të lutem, zoti Balliu, ju do ktheheni në temat që po diskutojmë se kjo s’ka kuptim tani Balliu: Zonjë nuk është tagri juaj, kështu që fjalën mos ma ndërpritni Spahiu: Që ju të flisni çfarë të doni? Balliu: Po, çfarë të dua unë flas, do dal te shtazorja kur të kem qejf unë të dal, te shtazorja unë dal kur të kem qejf, tani mua më lër të mbaroj fjalën dhe mos më ndërprit Spahiu: Këtë fjalë që ju doni të mbani, mund ta mbani në kohën 5 minutëshe Balliu: Zonjë të lutem, mua mos ma ndërprit më fjalën se është hera e dytë Spahiu: Unë po iu kërkoj që t’i përmbahemi rregullores Balliu: Rregullores përbbajuni ju, ma gjeni ju mua ku është në rregullore që ma ndërpret ti fjalën muan dhe do të jap të drejtë. Ku e ke te drejtën ti, më thuaj nenin që ma ndërpret fjalën mua Spahiu: Rregullorja e ka të shkruar që iu ndërpritet fjala, kur nuk i përmbaheni nenit të ditës Balliu: Un po mbaj fjalën për zonën time, se po vdesin njerëzit sepse doni të hiqni ju mbikalimet, që të fusni lekët në xhep dhe ti po më ndërpret fjalën. Ma gjej në rregullore ku thotë që ti ke të drejtë për të më ndërprerë fjalën. Spahiu: Zoti Balliu, i’ua lexoj un rregullin patjetër, tani, ju lutem do vazhdoni të flisni për nënproduktet shtazore Balliu: Unë flas për çfarë të dua unë mo, jo çfarë do ti, ç’punë ke ti? Spahiu: Po si mo s’kam punë unë Balliu: Ore më lër të mbaj fjalën, s’ke asnjë punë çfarë flas unë Spahiu: Zoti Balliu, e keni shumë gabim, nëse nuk doni të flisni për këto, uluni dhe do flisni në 5 minutsh Balliu: O Zonjë po nuk ma cakton ti mua mo, o Klodi ku je ti ktu mo, kush je ti që ndërpret fjalën e deputetit mo, rri mo aty, pusho, më le të mbaroj fjalën.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39