Prokuroria ka dhënë pretencën për Mexhit dhe Dhurata Picarin, babë e bijë, që vranë Kudret Saliajn në vitin 2021. Ky i fundit ishte burri i Dhuratës dhe çifti atëherë ishin në process divorci, teksa Mexhit Picari qëlloi mbi Kudretin duke e lënë të vdekur. Prokuroria kërkoi burg përjetë për autorin e vrasjes, Mexhit Picarin dhe 35 vite burg për e vajzën e tij, Dhurata Picarin, e cila akuzohet si bashkëpunëtore, pasi dyshohet se i ka dhënë armën e krimit të atit.