70-vjeçarja, Bajame Memetali u gjet e pajetë në banesën e saj në Korçë. Fqinja e saj, e cila denoncoi rastin në polici, pasi nuk e kishte parë prej ditësh, tha për gazetaren e Top Channel, Dhorjela Çule se e ndjera jetonte e vetme dhe në kushte të vështira.