Top Channelo/ I nxehti alarmon Europën, mbi 94 milionë qytetarë në temperatura mbi 35 gradë
24/06/2026 20:01

Mbi 94 milionë evropianë po përballen me një valë ekstreme të nxehti, me temperatura mbi 35 gradë celsius. Të mërkurën, temperatura rekord u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Spanjë, Gjermani dhe pjesë të tjera të Evropës. Në Angli termometri shënoi 35.7 gradë celsius, dita më e nxehtë e shënuar ndonjëherë në muajin qershor, raportoi BBC. Për pasojë, qindra shkolla u mbyllën para kohe, për shkak të të nxehtit ekstrem. Rekord u regjistrua edhe në Skoci, ku u regjistrua dita më e nxehtë e vitit, me temperatura që arritën deri në 29.4 gradë. Franca po përballet me një mot ekstrem me temperatura mbi 40 gradë celsius, ku të martën përjetoi natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë. Vala e të nxehtit shkaktoi të paktën 48 viktima nga mbytjet që nga 18 qershori, ndërsa autoritetet zgjeruan alarmin e kuq në pothuajse gjithë territorin. Në Itali, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur alarm të kuq për të nxehtin në 16 qytete, përfshirë Milanon dhe Romën. Rekordi i nxehtësisë u thye edhe në Spanjë, me temperaturat më të larta, që nuk ishin shënuar të paktën që prej vitit 1950. Termometri në Spanjë regjistroi të martën vlerën e 39.3 gradë. I nxehti ekstrem që ka mbërthyer pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, ka sjellë edhe probleme serioze në infrastrukturë. Me mijëra familje në Francë kanë mbetur pa energji elektrike. Në kulmin e të nxehtit, mbi 100 mijë konsumatorë u prekën nga ndërprerjet e energjisë, problem që u shkaktua nga temperaturat e larta. Ekspertët theksojnë se valët e të nxehtit po bëhen më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive për shkak të ndryshimeve klimatike, duke vënë nën presion rrjetet energjetike dhe infrastrukturën e ndërtuar dekada më parë.

Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevard, hidhen gurë drejt efektivëve
18/10 21:25
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së,policia i merr para me gaz,TCH siguron pamjet
18/10 21:15
Top Channel/ Forca të shumta policie në terren, një kosh mbeturinash në flakë
18/10 20:47
Top Channel/ Përplasje në protestë, sulmohet një bankë e nivelit të dytë
18/10 20:44
Top Channel/ Përplasje te rr.Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë dhe një ambulancë
18/10 20:28
Top Channel/ Protesta zhvendoset pranë Parlamentit, protestuesit hedhin molotovë drejt poilicisë
18/10 20:25
Top Channel/ Zjarri te Komisariati nr.3, si nisi përplasja mes protestuesve e efektivëve të policisë
18/10 20:23
Top Channel/ Rama anulon vizitën në Austri. Kryeministri do të udhëtonte të hënën drejt Vjenës
18/10 20:22
Top Channel/ Sheshi Skënderbej arenë lufte. Përplasje të ashpra me gurë, molotovë dhe plumba gome
18/10 20:16
Top Channel/ KE dënon dhunën: Policia reagime proporcionale, përgjegjësit të dalin para ligjit
18/10 20:13
Top Channel/ “Dhuna sjell destabilitet si në ‘97”. Daniel Serwer për TCH: Ndryshimi vjen me votë
18/10 20:12
Top News- ‘Klasa politike të reflektojë’/ Ali Ahmeti: Koha për dialog, Shqipëria është e të gjithëve
18/10 20:09
Top Channel/ Protestuesit kthehen sërish te Selia e PS, e sulmojnë me molotovë e fishekzjarrë
18/10 19:38
Top Channel/ Gaz lotsjellës dhe molotovë në bulevard, protestuesit tërhiqen sërish përballë policisë
18/10 19:13
Top News – Reagon KE për protestat: Protestoni, por mos bëni dhunë
18/10 19:12
Top Channel/ Protestuesit rikthehen te Kryeministria, “zbarkon” RENEA
18/10 18:55
Top News- Komisariati numër 3 shpërthen në flakë, protestuesit “kapin në befasi” policët
18/10 18:55
Top Channel/ I gjakosur në rrugë, një person goditet nga protestuesit, e akuzojnë për civil
18/10 18:53