Top Channel/ Zyrtarja e DASH takon Dumanin/ SHBA konfirmon mbështetjen për SPAK: Kujdes korrupsionin
16/09/2024 22:25

Teksa zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të akuzuar, por dhe ata që janë nën hetim, kanë nisur një sulm frontal ndaj SPAK, edhe njëherë tjetër qeveria amerikane e shikon prokurorinë e posaçme si institucionin e duhur, që po jep rezultat në luftën me korrupsionin. Gjatë vizitës së saj të hënën në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, u takua me kreun e SPAK, Altin Dumanin. Ajo përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë Gjatë konferencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Tiranë deklaroi se korrupsioni në Shqipëri duhet të mbahet nën kontroll. “Korrupsioni është një çështje e madhe. Një problem i madh jo vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri por edhe në shumë vende. Nëse doni shtim të investimeve të huaja duhet të ndryshoni sjellje e trajtoni korrupsionin. Shqipëria ka bërë përparim të shkëlqyet për këtë falë edhe SPAKU-t, që ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe çfarë kam parë nga sondazhet ka fituar respektin e qytetarëve të vendit tuaj. Nëse do ta zhvilloni dhe ruani një institucion si SPAK që e ndihmon vendin të trajtojë çështjet e korrupsionit, do të dërgonit një sinjal shumë të fortë tek investitorët e huaj. Duhet të punoni fort me luftën ndaj korrupsionit e të arrini standartet për në BE”. Zyrtarja e DASH theksoi se çdo vend i rajonit duhet të fokusohet tek sipërmarrjet dhe investimet, duke shtuar se SHBA dhe BE do ta vijojnë mbështetjen. “Nuk mendoj se ka gjë më motivuese sesa sipërmarrësit dhe personat e biznesit që duan të investojnë në këtë rajon dhe duan të mbeten këtu me vende të mira pune. Ju keni nevojë të shihni shumë larg për të parë përfitimet e bashkëpunimit rajonal në qasjen drejt BE dhe SHBA janë absolutisht mbështetëse të kësaj”

Top Channel/ Berisha: Të rifreskojmë PD. Qëllimi ynë kryesor është që të frenojmë shpopullimin
09/10 22:50
Top Channel/ “85 vota kundër qytetarëve”, Berisha në Fier: Shqiptarët do të na votojnë vetëm kur…
09/10 20:26
Top Channel / Begaj dekoron senatorët amerikanë, në prani të ambasadorit Wendt
09/10 19:52
Top Channel/ Qytetarja ankohet te kreu i PD-së: Kam ndenjur 11 vite pa punë
09/10 19:31
Top News – Administrata do të ketë ministri. Rama: Ngrihet javën tjetër, në krye Adea Pirdeni
09/10 19:17
Top Channel/ “Prodhimi bujqësor ka rënë të madhe”, Berisha: Kështu si jemi, jemi komb pa të ardhme
09/10 18:58
Top Channel/ “15 bashki po të kishin shpirt, do të…”, Berisha: Ata janë dhunues të qytetarëve
09/10 18:52
Top Channel/ “PD-ja kaloi një periudhë të vështirë”, Berisha në Fier: Shqipëria pret ta shpëtojmë
09/10 18:46
Top News – Shishet ndaj Ballukut e Ramës. PS kërkon përjashtim maksimal për Bardhin e Balliun
09/10 17:02
Top News – Balluku votoi për reformën. Bardhi: Vota e një të korruptuare shkriu 15 bashki
09/10 17:00
Top Channel/ Liria e Berishës, çështja rishqyrtohet. Kushtetuesja kthen vendimin në Gjykatën e Lartë
09/10 15:09
Top Channel/ “Referendum dhe padi në Kushtetuese”, Berisha: Bojkot komisionit për kompetencat
09/10 15:06
Top Channel/ Kandidatët për zgjedhje? Berisha: Jemi në diktaturë, por do marrim pjesë
09/10 12:44
Top Channel/ ‘Do mbledhim firmat për Referendum’, Berisha: Mazniku i marrë peng nga…
09/10 12:34
Top Channel/ ‘Mercenar të turpshëm’, Berisha komenton votimin për Territorialen: Kriminelë…
09/10 12:24
Top Channel/ ‘Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta’, Berisha konferencë për shtyp
09/10 12:23
Top Channel/ Rama mbledh 85 vota për reformën, Territorialja bashkë me PSD. Braçe voton pro
09/10 12:08
Top Channel/ Pas votimit për Territoriale, Bardhi shpërthen në Kuvend: O të pafytyrë…
09/10 11:05
Top Channel/ Tensionet për Territorialen/ Balluku mbërrin mes tensionit, Bardhi godet me shishe…
09/10 10:54
Top Channel/ Kundërshtoi ligjin, por votoi pro Territoriales, Braçe pas seancës: Jam kundër, por…
09/10 10:24