Top Channel/ Zyrë e posaçme kundër diskriminimit ndaj të krishterëve në SHBA, Trump:Do ndalen sulmet
07/02/2025 23:10

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të enjten se do të krijojë në Shtëpinë e Bardhë një zyrë të posaçme për çështjet e besimit dhe e udhëzoi Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi të drejtojë një grup pune për të eliminuar atë që e quajti diskriminim ndaj të krishterëve në qeverinë federale. Trump i bëri komentet gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Kapitol dhe shfrytëzoi fjalimin e tij për të bërë thirrje për unitet, duke u thënë ligjvënësve se marrëdhënia e tij me besimin ka ndryshuar që kur ndodhën dy atentatet ndaj tij vitin e kaluar. Gjatë një mëngjesi të dytë lutjesh në Uashington, Trump përdori një ton më partiak, duke u shprehur i kënaqur me eliminimin gjatë dy javëve të fundit të programeve për drejtësinë sociale të bazuar tek aspekte si raca apo gjinia (programet e ashtuquajtura woke), si dhe njoftoi masat për të mbrojtur krishtërimin nga ai që tha se ishte diskriminim fetar. “Misioni i këtij grupi pune do të jetë që të ndalë menjëherë të gjitha format e sulmeve ndaj të krishterëve dhe diskriminimin brenda qeverisë federale, përfshirë në Departamentin e Drejtësisë, që ishte absolutisht i tmerrshëm, si dhe tek agjencia e taksave IRS, në FBI dhe në agjencitë e tjera”, tha Presidenti Trump. Ai u zotua se prokurorja e përgjithshme do të punojë “për të hetuar plotësisht dhunën dhe vandalizmin kundër të krishterëve në shoqërinë tonë dhe do të bëjë gjithçka të mundur në tokë dhe në qiell për të mbrojtur të drejtat e të krishterëve dhe besimtarëve në mbarë botën”. Presidenti nuk përmendi gjatë fjalimit shembuj specifikë të diskriminimit të të krishterëve, por ka akuzuar më parë administratën e ish-Presidentit Biden se përdori qeverinë federale për të goditur në veçanti të krishterët. Trump firmosi të enjten një urdhër ekzekutiv për të krijuar grupin e punës dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e tij, ku përfshihet rekomandimi i hapave për t’i dhënë fund “politikave, praktikave apo sjelljeve dhunuese”. Presidenti njoftoi gjithashtu të enjten se do të krijojë një Zyrë Besimi në Shtëpinë e Bardhë, të udhëhequr nga pastorja Paula White, e cila ka shërbyer si këshilltare fetare e tij për shumë vite. Presidenti Trump krijoi një zyrë të ngjashme në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të tij të parë dhe u konsultua rregullisht me një grup të ngushtë këshilltarësh evangjelistë. Presidenti Trump tha gjithashtu se do të krijojë një komision të ri për lirinë fetare dhe e kritikoi administratën ish-Presidentit Biden për “persekutimin” e besimtarëve nëpërmjet ndjekjes penale të aktivistëve kundër abortit.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24