Top Channel/ Zvogëlohet blegtoria/ Instat: Në një vit ka një rënie me 8.3 përqind
24/06/2023 19:42

Blegtoria vijon të vuajë pasojat e pakësimit të krerëve. INSTAT ka konfirmuar se numri i krerëve të bagëtive që prodhojnë qumësht, gjedhë, dele dhe dhi pësoi rënie me 8.3 për qind në vitin 2022 në krahasim me një vit më parë. Rënia më e fortë ishte tek gjedhët me rënie 11.6%, gati 298 mijë krerë më pak. Numri I dhive pësoi rënie në 7%, ndërsa edhe për delet rënia ishte në të njëjtën masë. Derrat dhe pulat ishin me rënie përkatësisht 14% dhe 10.6%. Një faktor që ndikoi tek pulat ishte dhe gripi I shpendëve. Ndërkohë grupi i vetëm që ka rritje janë bletët me 17.8%, gati 85 mijë krerë më shumë. Pakësimi i numrit të krerëve ka sjellë dhe rënie të nënprodukteve si qumështi me 4.2%, mishi me 5,6% dhe vezët me 15%. Një panoramë tjetër paraqitet për bujqësinë. Prodhimi i perimeve pati rritje me 1.4% në 2022-in krahasim me vitin e kaluar. Ndërkohë në vend vitin e kaluar u rritën sipërfaqet e mbjella me sera. Perimet e prodhuara në to u rritën me 7%, ku kultura e preferuar ishte domatja. Ndërkohë prodhimi i drithit pësoi rënie të lehtë, ndërsa ulliri u rrit me 43.6% në nivele rekord për shkak të sezonit të mbarë. Patatja pati gjithashtu rritje në prodhim si dhe bimët medicinale. Tek drutë frutorë përveç rrushit, të tjerat si agrumet dhe pemët frutore erdhën me rritje.

Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11