Një difekt misterioz kompjuterik ka detyruar autoritetet zvicerane të mbyllin hapësirën ajrore të vendit. Problemet që cuan drejt vendimit ekstrem u regjistruan në sistemin e kontrollit të trafikut ajror që solli dhe ndalimin e fluturimeve. Zyrtarët e autoritetit civil të aviacionit zviceran thanë vetëm se : “Hapësira ajrore e vendit është mbyllur për trafikun ajror për arsye sigurie pas dështimit të kompjuterit me Skyguide, shërbimin zviceran të kontrollit të trafikut ajror”.