Top Channel/ Zveçan, sulmohet me granata ndërtesa e komunës: I dyti sulm brenda dy ditësh!
29/11/2024 11:20

Ndërtesa e Komunës së Zveçanit është sulmuar me një mjet shpërthyes, që besohet të jetë granatë dore, e pohuar kjo nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani. Shpërthimi ndodhi pak para mesnatës së djeshme. Granata besohet të ketë qenë e llojit M-75. Ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh ndaj institucioneve në këtë komunë me shumicë serbe, pas sulmit po me granata dore ndaj një stacioni policor. Nga shpërthimi i fundit, vec ndërtesës së komunës, dëme kanë pësuar edhe katër automjete të parkuara aty pranë, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Elshani pohoi po kështu se policia ende nuk ka identifikuar ndonjë të dyshuar për ngjarjen. Komuna e Zveçanit drejtohet nga një kryetar shqiptar që prej vitit të kaluar pasi serbët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës dhe i bojkotuan zgjedhjet komunale në prill të atij viti. Kryetari i komunës së Zvecanit, Ilir Peci e dënoi ashpër këtë akt të papranueshëm dhune, sic tha ai, duke kujtuar sesi një sulm i ngjashëm ndodhi edhe në stacionin policor. Vitet e fundit janë regjistruar disa episode të ngjashme në veri të Kosovës. Hedhja e mjeteve shpërthyese dhe djegia e automjeteve kanë pësuar rritje sidomos gjatë periudhës kur po zbatohej vendimi i Qeverisë së Kosovës për kthimin e targave serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57