Top Channel/ Zotohet Blinken: Deri në fund të mandatit do ‘luftoj’ për t’i dhënë fund luftërave
07/11/2024 21:28

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, planifikon të punojë deri në fund të mandatit për t’i dhënë fund luftërave në Gazë dhe Liban. Administrata e re amerikane do të udhëhiqet nga republikani Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit. “Ne do të vazhdojmë të punojmë në përfundimin e luftës në Gazë, përfundimin e luftës në Liban, rritjen e ndihmës humanitare [në Gazë]. Kjo është detyra jonë, që të ndjekim këto politika deri më 20 janar, kur presidenti i zgjedhur merr detyrën”, tha për gazetarët zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller. Blinken, i cili ka realizuar 11 udhëtime në Lindjen e Mesme që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tetorin e vitit të kaluar sulmoi Izraelin, duke nxitur luftën në Gazë. Kryediplomati amerikan për muaj të tërë ka punuar për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë, që përfshin edhe lirimin e pengjeve që u morën nga Hamasi. Izraeli po ashtu po lufton në Liban kundër Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq BE-ja ka në listë të zezë krahun politik të grupit, por jo edhe partinë politike. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez. Trump ka sugjeruar që do t’i japë më shumë liri Izraelit, teksa po vazhdon lufta n Gazë, dhe ka kritikuar qëndrimin e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili është përballur me kritika edhe nga demokratët për mosfrenimin e mëtejmë të aleatit të SHBA-së. Presidenti amerikan, Joe Biden, më 7 nëntor në paraqitjen e parë që kur Trump fitoi zgjedhjet, garantoi se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit, në kontrast me Trumpin, i cili refuzoi të njihte fitoren e Bidenit në zgjedhjet e vitit 2020. Më 20 janar 2025, Trump do të inaugurohet si presidenti i 47-të i SHBA-së.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34