Brigitte Macron dhe Olena Zelenska tërhoqën vëmendjen e të gjithëve ditën e djeshme, gjatë darkës së organizuar nga presidenca e Lituanisë, vendi pritës i Samitit të NATO-s , i cili po mbahet në Vilnius.Dy “zonjat e para” të Ukrainës dhe Francës ishin magjepsëse, siç komenton gazeta britanike “Daily Mail” , duke iu referuar zgjedhjeve të tyre të veshjeve për këtë rast.