Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve për infrastrukturën publike në Zonën e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik të Tiranës (TEDA) në Kashar, shprehu ambicien e tij që kjo zonë të shndërrohet sa më parë në hapësirën më të madhe, ku do mblidhen të gjitha bizneset Ndërkombëtare, të cilat duan të investojnë në Tiranë.