Top Channel/ Zjarri zbulon magazinë kanabisi në Belgjikë! Dënohen shqiptarët, gjenden letra në shqip
19/03/2024 22:13

Tre shqiptarë janë dënuar pasi policia gjeti një magazinë kanabisi në Kortrijksestraat të Belgjikës. Magazina u zbulua rastësisht më 25 nëntor të vitit 2022 pasi shpërtheu një zjarr. Sipas medias së huaj, kreu i grupit është dënuar me 2 vite burg. Një qark i shkurtër shkaktoi zjarrin në magazinë dhe forcat zjarrfikëse mundën të shuajnë me shpejtësi flakët, por në momentin e shuarjes së flakëve kanë gjetur një magazinë me kanabis. Aty ishin fshehur 1102 bimë kanabisi, kurse në kuzhinë policia gjeti një agjendë me orare kultivimi dhe letra me udhëzime, të dyja të shkruara në shqip. Në momentin e zjarrit, tre të dyshuarit u arratisën përmes një vrime në mur dhe vetëm pas një kërkimi të gjatë mundën të arrestoheshin. Prokuroria ka llogaritur se nga plantacioni janë fituar 593 mijë euro. Mësohet se 33-vjeçari M.C. e ka marrë me qira magazinën me emër të rremë. Ai është dënuar me 2 vjet burg dhe 16 mijë euro gjobë. Gjithashtu, do t’i konfiskohen edhe 5000 euro. Prokurori Publik kërkoi edhe masën e mëtejshme të paraburgimit, me të cilin gjyqtari ra dakord. Shqiptari i dytë, 34-vjeçari J.C. dënohet me 12 muaj burg. Ai do të marrë edhe një gjobë prej 8000 euro dhe do t’i konfiskohen 600 euro. Ai do të dënohet vetëm për pjesën e mbetur, nga 21 deri më 25 nëntor. Një burrë i tretë, i cili nuk u paraqit kurrë në gjykatë, mori të njëjtin dënim si J.C.. Ata do të duhet t’i paguajnë operatorit të rrjetit elektrik për energjinë e konsumuar ilegalisht një shumë provizore prej 30,000 euro, pasi ngriti një padi civile. Pamjet: AFP

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24