Dhjetëra hektarë pyje po digjen prej orësh në Pukë, ndërsa zjarri vijon të përhapet duke shkatërruar sipërfaqe të konsiderueshme të gjelbërta. Flakët janë përhapur në zonat e Gojanit, Gjegjanit dhe Haxhiajve, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët dhe mjedisin. Pamjet e siguruara nga droni tregojnë përmasat e katastrofës, me zona të tëra të përfshira nga zjarri dhe tymi. Autoritetet dhe strukturat e emergjencave vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.