Më në fund vatra e zjarrit në ladfillin e Elbasanit është shuar totalisht pas 6 ditësh. Tashmë ajo që mbetet pas është emergjenca mjedisore. Në 6 ditë substanca të rrezikshme janë çliruar jo vetëm në ajër, por tokë e ujë duke e shtuar edhe më tej rrezikun. Zjarri i cili përfshiu landfillin e Elbasanit në 1 Korrik ishtë me i madhi, por jo i vetmi. Prej dy vitesh, çdo verë ky vendgrumbullim i mbetjeve urbane është përfshirë nga flakët . Kjo i bën qytetarët mosbesues e të pasigurt për të ardhmen, ndërkohë që specialistët propozojnë zgjidhje.