Top Channel/ Zjarri shkrumbon ullinjtë në Cërrik, flakët rrezikuan banesat dhe depon e ujit
09/08/2026 23:05

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme, i rënë në zonën e Malasejt në Cërrik, është shuar pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave dhe një prej burimeve të rëndësishme të furnizimit me ujë të qytetit. Nga zjarri janë përfshirë nga flakët rreth 2 hektarë sipërfaqe toke, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi raportohet se janë djegur rreth 250 rrënjë ullinj. Situata ka qenë veçanërisht shqetësuese për shkak të afërsisë së vatrës me disa banesa, si dhe me depon e ujit që furnizon qytetin e Cërrikut. Përhapja e flakëve në drejtim të këtyre objekteve përbënte një rrezik të drejtpërdrejtë, por ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse dhe 11 efektivë, të cilët punuan për neutralizimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së saj në sipërfaqe të tjera. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e ardhur nga linja e energjisë, ndërsa shkaku përfundimtar pritet të përcaktohet pas verifikimeve përkatëse.

Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11