Zjarri masiv që përfshiu një local nate në Bangkok i ka marrë jetën të paktën 27 personave e ka lënduar 63 të tjerë, 22 prej të cilëve rëndë. Sipas dëshmitarëve, zjarri nisi pranë skenës së lokalit, në lagjen e njohur Chatuchak, dhe u përhap me shpejtësi, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe duke mbushur ambientin me tym të dendur.