Zjarri që nisi dy ditë më parë në zonën e Kalasës dhe Tatzatit në Delvinë, ka marrë përmasa të mëdha dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatin Senicë dhe rrethinat e tij .Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat përvëluese mbi 40 gradë Celsius, janë përhapur me shpejtësi nga zona e quajtur Hallastar, duke hyrë në brendësi të fshatit dhe përfshinë banesa, sipërfaqe ullishtesh dhe pemë frutore.