Kjo është situata në Pukë, ku zjarri po përparon drejt zonave të banuara, i favorizuar edhe nga era e fortë. Dhjetëra forca të emergjencave po ndërhyjnë nga toka, ndërsa është kërkuar edhe ndihmë nga ajri. Situata është përkeqësuar pasditen e të hënës edhe në Qarkun e Dibrës. Flakët kanë përparuar me shpejtësi në disa zona të Bulqizës dhe Matit