Temperaturat e larta dhe era janë bërë faktorët kyç në intensifikimi e zjarreve dhe rindezjen e vatrave që më parë janë vënë në kontroll në vendin tonë. Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive dhe 1 vatër është në monitorim.