Top Channel/ Zjarri po djeg shtëpitë në Kraps të Fierit, nis ndërhyrja nga ajri
25/07/2023 17:43

Zjarri në fshatin Kraps të Fierit po përparon me shpejtësi, ndërkohë që ka nisur ndërhyrja nga ajri. Një helikopter po ndihmon në shuarjen e flakëve, që deri më tani kanë djegur tri banesa e rrezikojnë dhjetra të tjera. Banorët shprehen se ndihen të rrezikuar për shtëpitë, bagëtitë dhe jetën e tyre. “Jemi shumë të rrezikuar, jashtë mase. Ça të themi ne, e shikoni edhe vetë. Po afrohet zjarri te shtëpitë. Zjarri mund të fiket me ndihmat tuaja me ndihmat e shtetit. Nuk kemi çfarë bëjmë ne, ne po mundohemi”, tha një banore e fshatit. “Janë djegur dy tre shtëpia deri tani. Nuk shuhet me dorë. Era e ndihmon zjarrin. Duhen mjete nga shteti. Janë shtëpi të banuara. Bagëtitë janë brenda në kasolle. Kërkojmë ndihma sa më shpejt”, tha një tjetër. “Një zjarrfikëse apo një avion, çfarë dreqin bëhet. Tre orë në flakë, ka nisur që në 12. Mos të shohim asnjë lëvizje këtu, unë habitem. Na dogji, na përvëloi, e kam burrin invalid, shikoni si është bërë. Të tëra na u dogjën. Ne s’kemi pasuri, vetëm një shtëpi kemi”, u shpreh një tjetër banore. Terreni i vështirë dhe e era e ka bërë edhe më të vështirë shuarjen e zjarreve nga forcat zjarrfikëse. Flakët po përparojnë nga kodrat e Koshovicës.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39