Situata me zjarrin vazhdon të mbetet problematike në Malin e Gjerë mbi Gjirokastër. Prej gati 10 orësh flakët kanë përparuar me shpejtësi në një gjatësi prej gati 8 km. Zjarrfikësit dhe forca të ushtrisë kanë përshkuar me këmbë distanca të gjata por ka qenë e mundur të ndërhyhet vetëm me degë pasi zjarri është në distanca të paarritshme për mjetet zjarrfikëse. Flakët u janë afruar banesave.