Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi pasditen e sotme në fshatin Zall-Strikçan, në Njësinë Administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë. Zjarri, i favorizuar nga bari i thatë dhe erërat e forta, është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë pranë zonës së përfshirë nga flakët. Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Dëfrim Karaj, banorët e zonës kanë ndërhyrë fillimisht për të frenuar përhapjen e zjarrit, ndërsa më pas në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së tyre, flakët janë izoluar në afërsi të banesës, duke shmangur përhapjen e mëtejshme dhe rrezikun për banorët.