Disa vatra zjarri janë aktivizuar njëkohësisht në kodrat e fshatit Dukat. Zjarri është pikasur nga disa banorë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen. Ndërsa edhe vetë disa banorë janë nisur drejt zonës, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi. Zjarri po zgjerohet, ndërsa zona është e mbushur me shkurre. Po ashtu, edhe zjarrfikësja është nisur, por është e pamundur të ndërhyhet me automjete për shkak të terrenit të vështirë.