Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me pyje e kullota në fshatin Plovisht të Maliqit. Në vendngjarje po punojnë 2 mjete zjarrfikëse dhe forcat e këtij sektori. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit. Aktualisht situata është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e zjarrit.