Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë, që prej pasdites së djeshme dhe gjatë ditës së sotme, sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në zonën e Bulqizës. Flakët kanë përfshirë pyjet e njohura si Bataqet e Kacnisë, Pyjet e Thatinës, si dhe pyjet e Livadhit të Madh. Zjarri po përhapet me shpejtësi, duke krijuar një situatë serioze për pyjet, kullotat dhe zonat përreth.