Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në zonën e Nikaj-Mërturit, në Tropojë, konkretisht në Lugun e Ndërmajës, duke përfshirë nga flakët masive pyjore me pemë mbi 100-vjeçare. Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta dhe disa vatrave zjarri të raportuara në zona të ndryshme të vendit, situata në Tropojë kishte qenë e qetë deri më tani, pa raste të raportuara gjatë kësaj periudhe.