Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kurorën e pishave në zonën e Leusës, në bashkinë Përmet. Flakët janë përhapur në një zonë të mbuluar me pisha, ndërsa vatra ndodhet larg banesave dhe për momentin nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për zonat e banuara. Terreni i vështirë dhe dendësia e pishave e bëjnë të vështirë ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit. Shqetësimi kryesor mbetet përhapja e flakëve në kurorën e gjelbër të zonës, duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje.