Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë katin e dytë të banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat kanë punuar për vënien nën kontroll të zjarrit, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.