Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Margëlliçit, në Bashkinë Patos, duke iu afruar banesave të zonës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Sipas informacioneve paraprake, situata është drejt normalizimit dhe zjarri ndodhet pranë shuarjes së plotë.