Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në Lushnjë për të parë nga afër situatën e krijuar nga një zjarri i madh që ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullinj në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Dushk. Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar edhe banesat. Dhjetëra forca zjarrfikëse, punonjës të Policisë dhe administratës së bashkisë janë të angazhuara prej më shumë 4 orësh për vendosjen në kontroll të zjarrit. Aktualisht flakët nuk rrezikojnë banesat përreth.