Kryetari i ri i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha ka reaguar për mediat në lidhje me zjarrin në fushën e mbetjeve në Vlorë. Dredha është shprehur që po punohet intensivisht për shuarjen e flakëve dhe se kjo situatë i shkakton një dëm të madh qytetit të Vlorës. Ai tha se zgjidhja e këtij problemi është hapja e landfillit, i cili ka disa pengesa ligjore por që po punohet për t’i zgjidhur.