Situata e krijuar nga zjarri në malin e Shëngjinit është drejt përmirësimit. Pas një pune intensive gjatë gjithë mbrëmjes, 6 mjete zjarrfikëse bënë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, edhe pse era e fortë në shumë momente e vështirësoi ndërhyrjen.