Situatë alarmante është në zonën e Gurrës, mes fshatit Daias dhe Priskës së Madhe, në rrethinat e Tiranës, ku një kodër është përfshirë nga flakët e mëdha. Zjarri po përhapet në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa poshtë kodrës ndodhen banesa dhe biznese, duke rritur rrezikun. Flakët janë afruar pranë Lundrës në Tiranë dhe po u afrohet banesave dhe bazës së helikopterëve në Farkë, pasi flakët jashtë kontrollit.