Top Channel/ Zjarri në Pishporo, Peleshi: Më i vështiri ndonjëherë. Ndërhyrje nga ajri e toka
02/10/2023 18:30

Një ndër vatrat me problematike dhe më kaotike të zjarrit me të cilën jemi përballur deri më sot. Kështu e ka cilësuar Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zjarrin disa ditor që po vijon në masivin pyjor te Pishe Poro- Darzezës teksa ka zbritur në terren për të monitoruar nga afër situatën. Për ministrin Peleshi ndërhyrja nga ajri i dy avionëve Canadar, të nisur nga shteti fqinj grek, ka ndihmuar për vënien nën kontroll të vatrave më problematike të zjarrit teksa ka theksuar se operacioni i ndërhyrjes nga ajri do të vijoje deri në neutralizimin e plotë të tyre. “Kjo është një vatër shumë e vështirë. Sot ka hyrë tetori dhe këtë zjarr e favorizon era. Bimësia e dizavantazhon betejën me këtë zjarr. Për momentin vatrat janë të fjetura, por janë shumë të rrezikshme. Në total janë 500 trupa të angazhuara dhe mbi 30 zjarrfikëse” Ministri Peleshi ka pohuar gjithashtu se krahas operacionit nga ajri do të vijojë edhe operimi në terren i të gjitha forcave operacionale. “Cdo ndërhyrje ka rëndësinë e vetë si nga ajri ashtu edhe nga toka. Falenderojmë Greqinë për ndihmën që po na jep me anë të dy avionëve Canader, por nuk mjafton vetëm ndërhyrja nga ajri. Specifika që paraqet ky zjarr e ka të domosdoshme veçanërisht ndërhyrjen nga toka, gjë të cilën kemi bërë që ditën e parë të zjarrit. Ministri Peleshi tha ndër të tjera se zjarri për momentin nuk rrezikon banesat dhe në rast të përhapjes së tij ka një plan për evakuimin e menjëhershëm të banorëve.

Top Channel/ Arrestohet në Vlorë 64-vjeçari shqiptar, i dënuar në Itali për përdhunim
13/11 10:17
Top Channel/ Shpronësimet në Durrës me çmimin e zonave rurale, debat në Bashki
12/11 23:24
Top News- Microsoft 365, Outlook dhe Teams pësojnë ndërprerje globale, mijëra përdorues të prekur
12/11 23:15
Top News- U vra në atentat në Spanjë, zbardhet e kaluara e Luka Beqirajt, lidhjet me mafien italiane
12/11 23:00
Top News- Katërmbëdhjetë të vdekur në aksident, kamioni përmbyset dhe merr para 23 automjete
12/11 23:00
Top News- Stuhia “Charles” do ta godasë sot Shqipërinë, zonat që rrezikojnë nga shiu dhe era e fortë
12/11 22:45
Top News- ‘Anëtarësim me meritë, jo nga dera e pasme’/Kurti: Historia po kthehet në skenën botërore
12/11 22:30
Top News-Krizë edhe për Mercedesin: Pezullohen investimet në Gjermani,shqyrtohet mbyllja e fabrikave
12/11 21:30
Top News- Personat e zhdukur nga lufta/ Kosovë, gjenden mbetje mortore në Shtërpcë
12/11 21:15
Top News – Ligji për Dhomat e Specializuara/ Britania e Madhe kundër ndryshimeve
12/11 21:00
Top News- Rritet nafta e benzina, Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve
12/11 20:40
Top Channel/ 37 mln lekë më shumë për kinematografinë, debat për projektligjin në Komision
12/11 20:30
Top Channel/ Rrushkulli proteston për rrugët e shkatërruara dhe kanalizimet e papërfunduara
12/11 20:13
Top Channel/ Moti i keq pezullon lundrimin në Durrës, shtyhet për nesër udhëtimi drejt Barit
12/11 20:03
Top Channel/ Bizneset kundër paketës fiskale. APL: E dërgojmë në Kushtetuese. reagojnë shoqatat
12/11 19:56
Top Channel/ AKU bllokon misrin me aflatoksinë, pas shqetësimeve transmetuar në Top Channel
12/11 19:51
“Rama i shiti të gjithë!” Maliqi shpërthen me akuza ndaj Bashkisë së Kuçovës,Veliajt dhe Sara Miles!
12/11 19:49
Top Channel/ Sponsorizimi në sport dhe art, deri në 30% lehtësi tatimore për kompanitë që investojnë
12/11 19:47
Top Channel/ Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit,akuzë për tjetërsimin e 44 mijë m2 tokë shteti
12/11 19:45
Top Channel/ U gjobit mbi 15 herë! Rrëfimi prekës i flamurtarit të protestës: Nuk ndalem!
12/11 19:43