Pallati i Rinisë në Prishtinë u përfshi nga flakët këtë të diel në mëngjes. Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Behar Shala, udhëheqës i ekipit të zjarrfikësve, tha se zjarri mund të merrte përmasa më të mëdha, e të shkaktonte më shumë dëme nëse nuk do të shuhej.