Pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në një ullishte në Drizë të Fierit. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Fierit, Roskovecit dhe Patosit. Operacionit i janë bashkuar edhe banorët e zonës, të cilët po ndihmojnë zjarrfikësit me mjete rrethanore.