Prefekti Nertil Jole, në një deklaratë për media për zjarrin në Bodë të Maliqit tha se sot në mesditë është shtuar intensiteti i zjarrit, ndërsa janë në përpjekje për shuarjen e flakëve. Sipas tij, janë angazhuar 30 forca të ushtrisë, ndërsa i janë bashkuar shërbimet e bashkisë Korçë, Devoll, Pogradec dhe Pustec.